LIFESTYLE, 7 Janar 2020, 19:36

43-vjeçari nga Tepelena tregon në TV se e rreh i ati, gruaja e merr në telefon: Të mbuloftë, hajde se e ke babanë sëmurë!

43-vjeçari nga Tepelena tregon në TV se e rreh i ati, gruaja e merr
Një 43-vjeçar nga Tepelena ka denoncuar mesditën e sotme në programin “Historia ime” dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar vazhdimisht nga babai i tij.

Ilir Dehari ka treguar në studio se babai e ka përçmuar dhe nuk është sjellë si prind për të. Vuajtjet nisin që nga fëmijëria dhe e kanë shoqëruar përgjatë viteve, ku grindjet me babain kanë çuar edhe në konfrontim fizik.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike, nusja e Ilirit shprehet vetëm se ai duhet të kthehet në shtëpi se e ka babain sëmurë.

Mirela Milori: Alketa përshëndetje!

Alketa Dehari: Thuaji Ilirit hajde se e ke babin sëmurë, kaq.

Mirela Milori: Dakord Alketa!

Alketa Dehari: Në rregull? Iliri nuk më ka thënë gjë që jam në Tiranë.

Mirela Milori: Është nusja Alketa?

Ilir Dehari: Po!

Mirela Milori: Ilir foli një fjalë babait se tha që është sëmurë.

Ilir Dehari: Unë tani i them babit mos e keqkuptoj këtë ardhjen time këtu në emisionin tuaj, unë përkundrazi shpreha historinë time përgjatë kohës dhe në vazhdim. Unë e dua shumë familjen time, e respektoj dhe uroj mos të ketë keqkuptime.