LIFESTYLE, 6 Janar 2020, 21:59

Rudina Dembacaj zyrtarizon lidhjen me Mark Frrokun: E di që e donit të gjithë... ! E dua si partner në jetë dhe në biznes (FOTO)

Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, ka zyrtarizuar lidhjen me ish-deputetin, Mark Frroku. Pas shumë aludimeve në media, çifti ka zgjedhur më në fund të pranojë në publik lidhjen me anë të një 'kartoline' ku urojnë vitin e ri 2020.

Dembacaj ka postuar disa foto ku pozon krah partnerit të saj, të cilin e shoqëron me një përshkrim ironizues për titujt e mediave.

"E di qe e donit te gjithe,por e kam per vete...eksluziven. Per te gjithe ju dashamires dhe jo, e dua si partner ne jete dhe ne biznes... Vit te mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi", shkruan Dembacaj.

Pak ditë më parë aktorja festoi ditëlindjen e vajzës së saj Victoria, me ish-bashkëshortin e saj Aleksin, me të cilin është ndarë prej kohësh, duke i ofruar të bijës një portret të lumtur familjar në këtë ditë të veçantë për të.