LIFESTYLE, 7 Janar 2020, 13:52

“Rrobaqepësen e kam gjirokastrite”, Olti Curri bën komentet EPIKE për VIP-at e veshur më keq në “Golden Globes”


Mbrëmjen e djeshme është mbajtur një nga eventet më të rëndësishme në botë, “Golden Globes”. Si gjithmonë personazhet e famshëm pjesëmarrës, vihen në qendër të vëmendjes për zgjedhjet e tyre, sa të guximshme aq edhe të çuditshme.

Ka qenë bloggeri Olti Curri, i cili ka vendosur të sjellë në vëmendje disa nga veshjet, sipas tij, të pavend.

Midis tyre ndodhet dhe Jennifer Lopez. Olti Curri e krahason paraqitjen e JLo në tapetin e kuq të “Golden Globes”, të ngjashëm me atë të një peme për Vitin e Ri.

Një ndër komentet është: “Mora në Elbasan 25 metra copë për divanet, por rrobaqepësen e kam gjirokastrite dhe më sajoi edhe një gjë për mua”.