LIFESTYLE, 7 Janar 2020, 14:08

VIDEO/ “Ke vjedhur ndonjëherë?”, flet shpesh për ‘skifterat’, befason Bes Kallaku! Pranon që e ka bërë

VIDEO/ “Ke vjedhur ndonjëherë?”, flet shpesh për


Aktori i humorit Bes Kallaku përmend shpeshherë fjalën ‘skiftera’.

Madje dhe roli kryesor në filmin e tij “Falco” është roli i një ‘skifteri’ që kryen vjedhje në shtetin italian.

Megjithatë Bora Zemani është kurioze dhe i ka drejtuar një pyetje të drejtpërdrejtë aktorit të humorit.

“Ke vjedhur ndonjëherë që ishe aq mirë në atë rol?”– është pyetja që moderatorja i ka bërë Bes Kallakut.

“Përveç që i kam vjedh zemrën Xhensilës, vjedhje tjetër të bujshme nuk kam bërë, por kemi vjedh ndonjë pulë, kemi vjedh ndonjë shalqi, ndonjë kumbull në fshat, nga këto vjedhjet e vogla, vjedhjet e bardha, kurse vjedhje të mëdha nuk na u ka dhënë rasti”,- është përgjigjur aktori Kallaku mes të qeshurave.