SPORT, 6 September 2017, 02:42

Sadiku: Duhet të shënoja golin e dytë

Sadiku: Duhet të shënoja golin e dytë

Sulmuesi i kombëtares, Armando Sadiku ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Maqedonisë. Bomberi kuqezi është shprehur i mërzitur për humbjen e një mundësie shumë të mirë shënimi për të realizuar golin e dytë.

“Kisha një mundësi për të shënuar golin e dytë, por dola jashtë rrezes së portës dhe kur godita nuk arrita që ta ktheja topin në portë. Sot ishte pak e vështirë për mua për të gjetur hapësira për mua mes tre mbrojtëse të Maqedonisë.

9 gola me kombëtaren? Jam sulmues dhe gjithmonë dua të shënoj gola. Në ndeshjen e parë nuk munda që të luaja, ndërkohë që në ndeshjen e dytë më vjen keq që nuk munda të shënoja sot. Nuk jam i gëzuar. E rëndësishme ishte të merrnim tre pikët, por tani duhet të shohim përpara”, tha sulmuesi nga Elbasani