LIFESTYLE, 29 Nëntor 2020, 13:46

28 nëntori, i dashuri i bën dhuratë të veçantë Genta Ismajlit

28 nëntori, i dashuri i bën dhuratë të veçantë

Genta Ismajli prej kohësh po shijon romancën e dashurisë me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Dyshja janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku nuk ngurojnë të ndajnë momente nga përditshmëria e tyre.

Usta nuk lë rast pa i shprehur dashurinë këngëtares shqiptare, dhe shpesh e surprizon me dhurata të shtrenjta.

Por, së fundmi biznesmeni ka tejkaluar çdo pritshmëri me gjestin e veçantë që ka bërë ndaj Gentës.

Genta ka postuar në rrjetet sociale dhuratën që partneri i saj kishte përgatitur për të enkas për festën e Pavarësisë.

Bëhet fjalë për një tortë të gatuar nga vetë Huseyin, në të cilën shkruhej “Urime 28 nëntori”.