TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, deputetja e PS, Blerina Gjylameti është bërë nënë për herë të dytë.
Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo, pak minuta më parë, përmes një foto të publikuar në ‘Facebook’, ku shfaqet dora e vogëlushit.
Sakaq, Gjylameti ka zbuluar edhe emrin shqiptar që ka zgjedhur për të birin, duke përkuar me ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin.
“Një tjetër rreze drite ndricoi mendjet e ngrohu zemrat tona ! Mirë se erdhe Kron”, ka shkruar ajo krahas fotos.
Kujtojmë që kjo periudhë e shtatzënisë nuk ka qenë fortë e mirë për deputeten, pasi asaj iu desh të kalonte edhe koronavirusin.