LIFESTYLE, 28 Nëntor 2020, 12:48

Dua Lipa urim për 28 nëntorin: Krenare që jam shqiptare!

Dua Lipa urim për 28 nëntorin: Krenare që jam shqiptare!
Dua Lipa e ka treguar gjithmonë origjinën e saj dhe me sukseset e njëpasnjëshme në karrierën muzikore, i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët. Mëngjesin e sotëm , këngëtarja publikoi në rrjetet sociale një foto të shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, ku shfaqet me flamurin kuq e zi në krahë. Ajo zgjodhi pikërisht këtë foto për të uruar të gjithë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë. “28 nëntori!!! Dita e Flamurit!!! Krenare që jam shqiptare! Urime Dita e Pavarësisë!”, shkroi këngëtarja krahas fotove. Mbrëmjen e djeshme, Dua mbajti edhe koncertin virtual, të titulluar “Studio 2054”, në të cilin ishin të ftuar edhe shumë emra të njohur. Ajo i mahniti të gjithë me performancën e mrekullueshme, por edhe look-u seksi që kishte zgjedhur nuk mbetet pas.