LIFESTYLE, 29 Nëntor 2020, 12:00

Një tjetër këngëtare shqiptare preket nga Covid-19: Po e kaloj lehtë

Një tjetër këngëtare shqiptare preket nga Covid-19: Po e

Diona Fiona është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije përmes një videoje në rrjetet sociale, ku shprehet se nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, për shkak të problemeve shëndetësore.

Më tej, Diona ka përcjellë dhe një mesazh për të gjithë, duke shtuar se virusi nuk është një shaka dhe se duhet patur kujdes për veten dhe të afërmit.

“Më ka rënë Covidi por shyqyr zotit po e kaloj lehtë. Jam mirë dhe jam izoluar.

Nuk është hajgare.

Shpresoj që ata që nuk e kanë po e marrin seriozisht, edhe për familjet e tyre.

Kushdo që është duke e kaluar më vështirë shpresoj ta kaloni”, thotë Fiona.