SPORT, 28 Tetor 2021, 21:15

Spanjë/ Real Sociedadi triumfon në “Balaidos” dhe kryeson i vetëm

Spanjë/ Real Sociedadi triumfon në “Balaidos” dhe kryeson

Real Sociedadi nuk e lë pa e shfrytëzuar mundësinë. Skuadra baske fitoi 0-2 në fushën e Celta Vigos në stadiumin “Balaidos” dhe merr e vetme kryesimin e LaLigas me 24 pikë, duke krijuar një shkëputje prej tri pikësh nga tre ndjekësit më të afërt: Real Madridit, Sevilla dhe Betis.

Ekipi nga San Sebastiani golin që zhbllokoi takimin e shëoi në minutën e 55-të me anë të suedezit Isak, ndërsa fitoren e vulosi 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Elustondo.

U aktivizua titullar në radhët e skuadrës baske Adnan Januzaj, i cili u zëvendësua në minutën e 66-të nga Zubeldia.

~tpz.al~