SPORT, 28 Tetor 2021, 16:27

Lautaro Martinez rinovon kontratën me Interin deri në vitin 2026

Lautaro Martinez rinovon kontratën me Interin deri në vitin 2026

Sipas “TycSports”, Lautaro Martinez dhe Inter kanë rëndë dakort për shifrat e rinovimit.

Gazeta argjentinase ka bërë me dije se Lautaro ka firmosur me klubin “zikaltër” deri në vitin 2026.

Tashmë sipas tyre Lautaro është lojtari më i paguar tek Inter dhe se klauzola është hequr nga kushtet e kontratës.
Inter ende nuk e ka bërë zyrtare njoftimin por në ditët në vijim do të ketë diçka më publike.

Martinez ka marrë shumë oferta nga klube të mëdha si Tottenham, Manchester City, Barcelona, por ai i ka refuzuar të gjitha për të qëndruar tek Inter.