AKTUALITET, 5 Tetor 2021, 16:27

Presidenti Meta takon Kryetaren e radhës së OSBE-së: Vlerësova kryesinë suedeze dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Presidenti Meta takon Kryetaren e radhës së OSBE-së:

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Kryetaren e radhës të OSBE-së, Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Zonjën Ann Linde.

Kreu i shtetit thekson se vlerësoi kryesinë suedeze të OSBE-së, rolin, përpjekjet dhe angazhimin me synim krijimin e një rajoni më të sigurtë dhe më të mirë për të gjithë.

Po ashtu presidenti shton se e siguroi Ann Linde për mbështetjen e Shqipërisë në çështjet e multilateralizmit dhe prioritetet e kryesisë aktuale.

Kënaqësi të takohesha me Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Zonjën Ann Linde, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë.

Vlerësova kryesinë suedeze të OSBE-së, rolin, përpjekjet dhe angazhimin me synim krijimin e një rajoni më të sigurtë dhe më të mirë për të gjithë, si dhe e sigurova për mbështetjen e Shqipërisë në çështjet e multilateralizmit dhe prioritetet e kryesisë aktuale.

E falënderova për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në atë dypalësh, veçanërisht nëpërmjet projekteve të ndryshme zhvillimore për demokracinë dhe institucionet e pavarura në vendin tonë.