AKTUALITET, 5 Tetor 2021, 15:03

Ndërhyrja e IKMT në Jalë/ Përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve

Ndërhyrja e IKMT në Jalë/ Përplasje mes banorëve dhe

Ndërhyrja e IKMT në Jalë për shembjen e disa ndërtesave ka shkaktuar tension mes përfaqësuesve dhe banorëve. Banorët pretendojnë se IKMT ka kryer shkelje ndërsa nga ana e përfaqësuesve të IKMT cilësohet se këto prona që po shemben sot janë ndërtuar për të dytën herë brenda pak vitesh.

Banorët pretendojnë se kanë një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë që tregon se nuk duhen shembur këto prona, ndërsa nga ana e IKMT pretendohet se vendimi është hedhur poshtë nga Apeli dhe është dhënë e drejta e shembjeve.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.

~tpz.al~