Desktop - General - 1
AKTUALITET, 2 Korrik 2020, 11:13

1 034 të sëmurë aktivë me koronavirus në Shqipëri

1 034 të sëmurë aktivë me koronavirus në Shqipëri


Ditën e sotme ISHP njoftoi për 82 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke theksuar se kanë ndërruar jetë tre persona.

Kështu, numri total i të vdekurve nga koronavirusi në vend ka shkuar në 69 që prej fillimit të pandemisë.

ISHP njoftoi për 43 qytetarë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit por ritmi i atyre që shërohet është më i ulët krahasuar me të infektuarit duke rritur kështu edhe numrin e rasteve aktive në vend.

Rrjedhimisht, në Shqipëri janë 1 034 të sëmurë aktivë nga 2 662 raste total pozitive që prej fillimit të pandemisë.

Rastet më të shumta aktive janë në Tiranë me 387 të tilla, në Durrës me 203, Shkodër 152, Vlorë 110, etj.

Më pas renditen Fieri, Lezha apo Korça me më pak raste aktive.

Sot u raportua për raste të reja me koronavirus edhe në Peshkopi, një qytet i pastër ky deri më tani.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 387

Durrës 203

Shkodër 152

Vlorë 110

Fier 51

Lezhë 45

Korçë 28

Kukës 19

Elbasan 16

Berat 8

Dibër 8

Gjirokastër 7.