TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 82 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orët e fundit nga 368 teste duke vijuar kështu numri i lartë i të prekurve gjatë javëve të fundit.
Ndërkohë raportohet se gjatë ditës së sotme kanë ndërruar jetë tre persona duke e çuar në 69 numrin total të të vdekurve që prej fillimit të pandemisë.
Një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Zonat më problematike mbeten Tirana, Kruja dhe Shkodra me numrin më të lartë të rasteve.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 387
Durrës 203
Shkodër 152
Vlorë 110
Fier 51
Lezhë 45
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Berat 8
Dibër 8
Gjirokastër 7.