AKTUALITET, 6 Maj 2020, 19:11

Mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri i përgjigjet letrës së opozitës dhe konfirmon…

Mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri i përgjigjet letrës

Mazhoranca shprehet e gatshme për të rifilluar punën në Këshillin Politik me opozitën për reformën zgjedhore. Përfaqësuesi i PS, deputeti Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, shpreh dakordësinë për rinisjen e mbledhjeve të Këshillit Politik, duke iu përgjigjur pozitivisht letrës së dy përfaqësuesve të opozitës Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

“Duke shprehur plotësisht gatishmërinë tonë për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës të dialogut dhe diskutimin në kuadër të tryezës së Këshillit Politik, shprehim edhe urimin tonë që përmes punës së përbashkët, brenda muajit maj të gjejmë edhe dakordësinë e plotë për draftin që do t’i shkojë për miratim Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në letrn e Gjiknurit.

Më tej, ai konfirmon praninë në mbledhjen vijuese të Grupit të Punës së Këshillit Politik, ditën e hënë, datë 11.05.2020, ora 10:00, të cilën në kushtet e diktuara nga COVID-19, mundësisht ta zhvillojmë përmes hapësirës digjitale.