TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është duke i përgatitur qytetarët për vendime të vështira në lidhje me çështjen e Kosovës, pasi thotë se për vendin nuk janë ditë të lehta.
“Unë e përshëndes ndihmën e presidentit Vuçiç në përgatitjen e Serbisë për këtë proces dhe për negociatat.
Një bisedë e sinqertë me publikun, është më se e nevojshme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, për faktin se do të ketë vendime të vështira dhe kompromiset janë të domosdoshme”, tha Wilson, në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Wilson tha se guximi politik dhe udhëheqja janë të nevojshme që njerëzit të përqendrohen në të ardhmen.
“Unë jam i impresionuar nga kjo dhe shpresoj që kjo është vetëm një pjesë e procesit të përgatitjes së publikut për disa vendime.
Një burrështetasit të cilët janë në gjendje të shohin se çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të thotë kjo për shtetin e tyre për pesë, 10, 20, 30 vjet.
Kjo është ajo që po ndodh tani, përgatitja e publikut që të kuptojë se kjo gjë është me të vërtetë e mirë për këto shtete”, tha Wilson./REL