TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana mbetet kryevatra e koronaviruisit në vend, duke u renditur me shifrat më të larta të të prekurve aktivë nga virusi, por edhe me humbjet e jetëve në rang vendi.
Në takimin e sotëm me ministren e Shëndetësisë, epidemiologët theksuar se në Tiranë tre janë zonat më problematike.
“Prej 5 muajsh nga puna jonë në terren, në Tiranë, vatrat me problematike janë në zonat rurale, Astiri, Fresku dhe deri diku Kodra e Diellit.
Vatrat janë tashmë komunitare, edhe me hapjen e fashës së orareve, kemi shumë vatra komunitare.
Kjo është vënë re sidomos nëpër evente, mortore, festash, ditëlindjesh që marrin pjesë grupe të konsiderueshme dhe grumbullime të rinjsh”- tha një epidemiologe.
Sipas një tjetër epidemiologu në terren, dy janë linjat e përhapjes, vatrat familjare dhe linjat e punës.
Shqetësim mbetet rritja e rasteve në moshat e reja, që është bërë tashmë një burim i madh dhe problematik i përhapjes së infeksionit.