AKTUALITET, 1 Gusht 2020, 13:44

Koronavirusi, Meksika bëhet shteti i tretë në botë me më shumë vīktima

Koronavirusi, Meksika bëhet shteti i tretë në botë me


Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Meksikë është rritur në 46.688, sipas njoftimit nga ministria e shëndetësisë.

Meksika është shteti i tretë në botë sa i përket numrit më të lartë të vīktimave, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Ministria e Shëndetësisë meksikane ka raportuar 8.458 raste të reja, është numri më i madh në një ditë deri më tani, ku gjithsej 424.637 njerëz janë të infektuar në shtetin meksikan.

Por qeveria tha që numri aktual i të infektuarve mund të jetë dukshëm më i lartë se numri i rasteve të konfirmuara.

Në Meksikë, 688 njerëz vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e kaluara, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 46.688.

SHBA-ja ka numrin më të madh të vīktimave me 152 mijë njerëz e ndjekur nga Brazili me 91 mijë vdekje.