TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjermania ka deklaruar se do të vazhdojë të mbështesë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) në Hagë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shtojnë presionin ndaj saj, raportoi “Reuters”.
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul tha se Gjermania, së bashku me partnerët e saj, do të punojë që gjykata të vazhdojë të funksionojë edhe nën presion.
Përplasja mes SHBA-së dhe GJNP-së është përshkallëzuar gjatë viteve të fundit.
Administrata e presidentit Donald Trump ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të gjykatës dhe ka ndërmarrë hapa të tjerë kundër saj, duke kundërshtuar hetimet e GJNP-së ndaj personelit amerikan dhe vendimin e gjykatës për të lëshuar urdhërarrest ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Më 22 shtator, gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump u bëri thirrje të gjitha vendeve që janë pjesë e GJNP-së të largohen nga gjykata.
Ai e kritikoi ashpër institucionin dhe tha se SHBA-ja nuk do të lejojë që shtetasit e saj të gjykohen nga kjo gjykatë.
Wadephul tha se GJNP-ja është e rëndësishme për të ndëshkuar autorët e krimeve më të rënda, përfshirë gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, veçanërisht në rastet kur gjykatat e një vendi nuk janë në gjendje ose nuk kanë vullnet të veprojnë.
Ministri gjerman e lidhi mbështetjen e Berlinit edhe me historinë e Gjermanisë, duke thënë se vendi e di se çfarë ndodh kur pushteti shtetëror vendoset mbi ligjin dhe të drejtat e njeriut.
Gjermania është kontribuuesjane dytë më e madhe financiare e GJNP-së, pas Japonisë, dhe thotë se po bashkëpunon me vende të tjera për të garantuar që gjykata të vazhdojë punën.
Wadephul vizitoi sot selinë e GJNP-së në Hagë, dhe pritet të zhvillojë diskutime edhe me drejtuesit e saj.