TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat RENEA kanë zbarkuar në terren në Korçë, duke iu bashkuar operacionit të Policisë për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko.
Efektivë të shumtë të Policisë dhe RENEA-s po kryejnë kontrolle në disa zona të qytetit dhe përreth tij, ndërsa janë ngritur edhe postblloqe për të lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar, Kristjan Sterjo.
Pak minuta më parë, forcat e Policisë dhe RENEA-s kanë kontrolluar edhe banesën e autorit të dyshuar, por ai nuk është gjetur në ambientet e banesës.
Operacioni vijon në terren, ndërsa grupi hetimor po punon paralelisht për zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit dhe gjurmimin e lëvizjeve të autorit pas vrasjes.