TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person ka humbur jetën në ambientet e një kompanie, teksa dyshohet se ishte duke punuar. Sipas dëshmitarëve, mbi të kanë rënë materiale të rënda, duke e zënë poshtë dhe duke i shkaktuar vdekjen.
Në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e ambulancës, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, pasi dyshohet se trupi i viktimës ndodhet i bllokuar nën materialet e rënda.
Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse viktima ka qenë duke punuar në momentin e aksidentit.