TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtyhet sërish vendimi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur datën 26 qershor, ora 13:00 të mblidhet dhe të japë vendimin që ka marrë.
Por çfarë ndodhi në seancën maratonë para 12 ditësh?
Seanca zgjati për rreth 6 orë, ku prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi paraqitën akuzat ndaj ish-zyrtarëve Tahiri dhe Çela.
Prokuroria nuk u tërhoq nga akuzat e ngritura ndaj të pandehurve, ndërsa sërish kërkuan që Gjykata e Posaçme e Apelit të dënojë Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën me 12 vjet burg.
Përballë akuzave të Prokurorisë, Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia, kishin përgatitur një mbrojtje mbi 130 faqe, ku i lexuan ato përballë trupës gjyqësore, që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.
Edhe në Apel, ashtu si te Shkalla e Parë nuk ka munguar as tabela, ku ish-ministri i Brendshëm shpjegoi argumentet e tij me data dhe vite se ku ka qenë për kohën që akuzohet dhe se përse pretendon pafajësi.
Ndërkohë, në seancë, të pranishëm, ashtu si herët e kaluara, ishin edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së për të ndjekur procesin gjyqësor.
VENDIMI NË SHKALLË TË PARË
Më 19 shtator 2019, ish-Gjykata e Kr īmeve të Rënda i dha pafajësi Tahirit për akuzat e trafikimit të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kr īminal dhe e dënoi atë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, vendosi dënimin e Tahirit me 5 vjet burg dhe përfundimisht 3.4 vjet heqje lire për shkak të uljes së 1/3 nga gjykimi i shkurtuar. Gjithashtu, Gjykata vendosi pezullimin e dënimit për tri vjet, duke e konvertuar atë me shërbim prove.
Në ankimin e kryer në ish-Gjykatën e Apelit për Krīme të Rënda, aktualisht shkalla e dytë e Gjykatës së Posaçme, Tahiri kundërshtoi edhe dënimin e dhënë nga Gjykata për “Shpërdorim detyre”.
Ankim kreu edhe ish-Prokuroria për Krīme të Rënda, duke e kundërshtuar rrëzimin dhe ndryshimin e akuzave. Tahiri dhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për implikim në trafikun e narkotikëve, e kryer nga një organizatë e krīmit të organizuar e drejtuar nga vëllezërit Habilaj.
Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit, u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane dhe u dënuan në qershor të 2019-ës.
Ndërkohë, një proces paralel për ta filloi edhe në Shqipëri. Edhe çështja penale ndaj ish-ministrit Tahiri filloi në tetor 2017, pas publikimit të disa përgjimeve të anëtarëve të grupit “Habilaj”, të cilët përmendnin emrin e Tahirit dhe aludonin se i kishin blerë dhurata.
Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria e Krīmeve të Rënda e ka shtyrë pesë herë afatin e hetimeve, duke pretenduar se ishte në pritje të marrjes së letërporosive nga Italia dhe Mali i Zi.
Tahiri ishte akuzuar edhe më herët për lidhje me vëllezërit Habilaj, me të cilët ka edhe një lidhje farefisnore dhe u kishte shitur një makinë, të cilën më pas e kishte ripërdorur, por një hetim mbi këtë u mbyll pa rezultat.