AKTUALITET, 14 Qershor 2020, 19:55

VIDEO/ Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 godet Turqinë

VIDEO/ Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 godet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur pasditen e së dielës Turqinë. Lëkundja u shënua me epiqendër në orën 17.24 në Bingöl, Karlıova në lindje të vendit. Sipas autoriteteve kanë shënuar edhe 16 pasgoditje të tjera nga të cilat dy ishin mjaft të fuqishme me magnitudë 4.7 and 4.6.

Thellësia e tërmetit ishte vetëm 8 km. Në terren kanë shkuar ekipe të shumta të emergjencave për të verifikuar nëse ka njerëz nën rrënojat e banesave të rrëzuara. Deri tani raportohet vetëm për disa të plagosur.