AKTUALITET, 14 Qershor 2020, 16:31

Koronavirusi/ Regjistrohen 162 raste të reja dhe nëntë víktima gjatë 24 orëve në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi/ Regjistrohen 162 raste të reja dhe nëntë

Vijon të mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja në Maqedoninë e Veriut, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 162 raste të reja.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe nëntë pacientë, ku tre víktima janë nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 4057, prej të cilëve 1710 janë shëruar kurse 188 pacientë kanë ndërruar jetë