AKTUALITET, 3 Maj 2020, 10:39

VIDEO/ Kthyen banesën në laborator droge, gjykata çon në shtëpi nënën, lë në burg të birin

VIDEO/ Kthyen banesën në laborator droge, gjykata çon në


Nënë e bir, Qamile dhe Anxhelo Kapaj, të cilët u arrestuan pasi kishin kthyer shtëpinë në laborator droge dalen sot para gjykatës së Fierit për tu njohur me masën e sigurisë.

Me pranga në duar dhe me kokën ulur, ata u futën në gjykatë.

Arrestimi i tyre u bë dy ditë më parë në fshatin Mbrostar, ku policia zbuloi laboratorin e drogës.

Në kërkim është shpallur edhe kryefamiljari, Aleksandër Kapaj, sëbashku me një 33-vjeçar nga Kosova.

Gjykat dha masen e arrstit me burg për djalin e ndërsa për nënën e tij ka thënë masen e arrestit në shtëpi

Laboratori i pajisur me llamba

Brenda banesës së përshtatur si ferme kanabisi  u gjetën dhe sekuestruan 312 fidanë të kultivuar dhe pajisje të tjera.

Për të furnizuar llambat me energji, ata kishin një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ndaj tre elektricistë janë vënë nën hetim.

Policia në njoftimin për operacionin nuk dha më shumë detaje mbi operacionin që zbuloi kultivimin e kanabisit me llamba, pasi kjo veprimtari është ende nën hetim.

[video width="640" height="362" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/05/rRYUpvhdrOMqQ99Udh7h_03_d076d017698a2ddf3539cd33463b97cb_video_360p_converted-Copy.mp4"][/video]