TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prizreni duket se e ka kaluar fazën më të rrezikshme, këtë të shtunë është marrë dhe vendimi që në këtë qytetet të rikthehet normaliteti.
Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka bërë me dijë se Prizreni mbrëmjen e kësaj të shtune ka dalë nga karantina.
“Sapo u njoftova nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka shfuqizuar vendimin për karantinim të qytetit të Prizrenit. Në bisedë telefonike me ministrin Vitia, gjithashtu u njoftova se në Prizren janë duke u bërë një numër i madh i testeve, kryesisht të kontakteve të stafit mjekësor të Spitalit Regjional dhe të pacientëve e familjarëve të tyre”, shkruan Haskuka në Facebook.
Sipas Haskukës, kjo do të thotë se numri i rasteve në ditët në vijim mund të rritet akoma më shumë, prandaj për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë do të ndërmerr masa të tjera me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë virusit COVID-19.
Ndërkohë deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 823 raste të infektuar me koronavirus.