AKTUALITET, 2 Maj 2020, 21:27

SHBA numëron mbi 65 mijë viktima nga koronavirusi/ Ekspertët: Shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë

SHBA numëron mbi 65 mijë viktima nga koronavirusi/ Ekspertët:

Më shumë se 65,000 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në SHBA, por disa ekspertë thonë se shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë.

Të dhënat e reja nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se vdekjet totale në shtatë shtete të goditura ishin pothuajse 50% më të larta se normale gjatë periudhës 8 mars deri 11 prill.

Studiuesit thonë se rreth 9,000 viktima më shumë në vend mund t’i atribuohen virusit.

SHBA ka deri tani numrin më të madh të rasteve me koronavirus dhe vdekjeve në botë, por më pak në lidhje me popullsinë se disa vende evropiane.