TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkëlzen Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, lidhur me kohën kur babai i tij ishte në pushtet. Rakipi i tha Berishës, se ekziston perceptimi, se djali i kryeministrit e kishte të gjithë vendin në dorë dhe se po të ishe afër tij, ishe mbret mbi mbretër.
Shkëlzen Berisha: Kjo është një përrallë me mbret. Shkëlzen Berisha ka jetuar në Shqipëri pjesën më të madhe të jetës së vet. Unë kam pasur një shkëputje 6 vejcare. Njerëzit më njohin, e dinë kush janë miqtë e mi, kush janë të afërmit e mi dhe shokët e mi. Cili prej këtyre miqve ka përfituar një tender publik? Ka përfituar ndërtimin e një shkollë? Ka marrë fonde publike?
Ylli Rakipi: Mbase nuk keni patur shumë nevojë për tendera.
Shkëlzen Berisha: Po për çfarë kemi patur ne? Mbret mbi mbretër, ma konkretizo pak.
Ylli Rakipi: Ja Shkëlzen, në konceptin tim, njerëzit më të pasur në Shqipëri janë politikanët, ata që e kanë drejtuar këtë vend. Të gjithë biznesmenët këtu janë kredimenë, njerëz me kredi, ndërsa njerëzit më të kamur janë politikanët. Realisht. Nuk kapin dot veten se nuk kanë sit ë kapin veten.
Shkëlzen Berisha: Ky është perceptimi juaj dhe mund të jetë i shumicës së njerëzve, unë jam këtu për të folur për veten time dhe për faktet. Ju më thatë, të ishte afër teje ishe mbret mbi mbretër.
Ylli Rakipi: Ju jeni një djalë i ri. Mendoj se duhet të keni një përgjigje. Gjërat këtu zhvillohen pak si në Rusi, apo Serbi. Një oligarki ku nja 10-15 njerëz janë shumë të pasur, por bashkë me politikën.
SHkëlzen Berisha: Përgjigja ime është, cili nga këta njerëz që perceptohen si oligark, ju e shihni afër Shkëlzen Berishës?
Ylli Rakipi: Nuk ka akuzë jo. Por a e keni vënë re se edhe në kohën e babait tuaj, edhe tani, nja 10 veta janë të caktuar këtu, edhe Edi Rama at aka marrë, oligarkët që kanë qenë më Saliun.
Shkëlzen Berisha: Mendoj se në çdo vend ka një grup kompanishë që janë më të fuqishme se të tjerat.
Ylli Rakipi: Jo, jo, ju jeni njeri i shëtitur më shumë se kolegu ynë Blendi Fevziu dhe po më flisni për gjëra të ndryshme. Unë e di cfarë janë bizneset dhe si zhvillohen ato në vende të ndryshme. Por, këtu ka një gjë tjetër, është zhdukur gara dhe vetëm 10-15 njerëz e mbajën peng këtë vend. Ato para që ka vendi, i marrin këta njerëz.
Shkëlzen Berisha: Në cdo vend është normale të ketë grupë më të fuqishme dhe më të mëdha. Dallimi janë rregullat e garës dhe transparenca në gara. Është krejt normale që një kompani shqiptare të ndërtojë një vepër publike, nëse është e vetmja që ka kapacitetet për ta bërë. Është kretësisht tjetër kur kompani pa asnjë kredencial, futen në mënyrë okulte, pa transparencë, me prokurim të drejtëpërdrejtë.
/TPZ.al/