TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Irani ka raportuar vdekjen e një tjetër deputeti, nga koronavirusi. BBC raporton duke cituar agjensinë shtetërore të lajmeve Irna, se Fatemeh Rahbar, 55 vjeç, ishte një deputet konservator që ishte zgjedhur së fundmi në parlament nga kryeqyteti, Teherani.
Muajin e kaluar, zëvendësministri i Iranit, Iraj Harirchi dhe një deputet tjetër u testuan pozitiv ndaj virusit vdekjeprurës që ka trembur botën.
Deputeti më vonë vdiq.
Irani deri më tani ka 124 persona të vdekur dhe 4,747 të prekur me Covid-19.
Shkollat janë mbyllur në të gjithë vendin, dhe eventet kulturore dhe sportive janë anuluar, pasi qeveria po lufton të mbajë nën kontroll shpërthimin e virusit.