TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive të ISHP dhe pjesë e Task-Forcës, Silva Bino, në një konferencë për mediat u shpreh se deri tani në vendin tonë nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus. Ajo theksoi se po zgjerohet harta e personave që do të testohet.
“60% e rasteve janë nga Tirana, kryesisht ka raste nga Vlora, Fieri, Durrësi dhe nga rrethe të tjera. Kjo është vetëm një pjesë e atyre që janë testuar, pjesa tjetër janë shëruar. Shpeshherë quhet rasti i dyshuar, ne fillojmë hetimin për to në bazë të dyshimeve. Ne vazhdojmë ti kemi kapacitetet tona në laboratorin e QSUT, kemi të gjitha mjetet e nevojshme.
Kemi rritur numrin e mostrave kemi marrë edhe dy të tjera për të rritur sigurinë dhe besueshmërinë e popullatës. Kemi përcaktuar edhe llojin e karantinës, kur pacienti izolohet në shtëpi që është vetëkarantinimi. Përveç masave të marra kemi nevojë për bashkëpunimin me publikun për të zbatuar masat higjenosanitare për shkak se janë shumë me rëndësi.
Hapi i parë që ngritëm ishte koordinimi i shtretërve se si do të veprohet për të sëmurët e rëndë që të mos sorollaten. Ka edhe një plan për shpërndarjen e aspiratorëve, nuk mund të them sa janë të zënë tani”, u shpreh Bino.