AKTUALITET, 8 November 2018, 11:36

Varrimi i Kacifas/ Eurodeputetja në Bularat: Rama kryeministri i korrupsionit

Varrimi i Kacifas/ Eurodeputetja në Bularat: Rama kryeministri i

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous do të marri pjesë në ceremoninë mortore të Kostandinis Kacifas, i cili u vra në datën 28 tetor nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës.

“E konsideroi detyrim moral të ngrejë çështjen Kacifas si dhe te shkeljes së të drejtave të minoritarëve të zonës ne përgjithësi. Mund të arrestohej, por u vra. Ai u ekzekutua nga policia shqiptare, ndërkohë që nëse donte kishte mundësi dhe aftësi”, deklaroi ajo pak ditë më parë.

Ndërsa për deklaratën e kryeministrit Edi Rama për Kacifas, ajo tha “Le te jetë kryeministri i korrupsionit që e konsideron ‘ekstremist të marrë’ e jo Athina.

Kam detyrim moral të hap çështjen e shkeljes së të drejtave dhe vrasjes së Kacifas në PE”, u shpreh eurodeputetja. TPZ.AL