AKTUALITET, 26 Shtator 2020, 13:00

U kap me pistoletë, gjykata jep vendimin për Mond Çekiçin, ish-anëtarin e Bandës së Durrësit

U kap me pistoletë, gjykata jep vendimin për Mond


Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Edmond Koçin, i cili iu kap me një pistoletë gjatë kontrollit të kryer në banesë dy ditë më parë.

Koçi, i cili njihet edhe si “Mond Çekiçi”, akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Ai njihet në qytetin bregdetar si pjesë e të ashtuquajturës banda e Durrësit, ndërsa ka qenë dënuar disa herë.