TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja zbulohen nga ngjarja në Durrës ku një 39-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Nëna e 14-vjeçares ka denoncuar bashkëshortin në polici pasi ka kuptuar që diçka nuk shkonte me të bijën që e kishte nga martesa e parë, raporton “News 24”.
Nëna mësohet se ka folur me të bijën dhe ajo i ka treguar që ka pasur ngacmime të vazhdueshme dhe se njerku ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të.
Nëna e vajzës ka bërë menjëherë denoncim dhe sot pritet ekspertiza e mjekut ligjor për vërtetimin e akuzave. Sakaq 39-vjeçari është shoqëruar menjëherë në komisariat.