AKTUALITET, 12 Gusht 2020, 12:23

Turisti bën gjestin fisnik në Valbonë, gjen në mes të rrugës laptopin dhe dokumentet dhe i dorëzon në polici

Turisti bën gjestin fisnik në Valbonë, gjen në mes të


Veprim i rrallë! Një turist i huaj rrugës për në Valbonë ka gjetur një laptop dhe disa dokumenta.

Ai është përpjekur që laptopi dhe dokumentet t’i kthehen sërish pronarit.

Menjëherë sapo i ka gjetur ato, ai i ka dorëzuar në Komisariatin e Tropojës. Nuk dihet ende nëse këto sende kanë mbërritur në duart e pronarit.

Me shumë gjasa ato do kenë qenë të ndonjë turisti, të cilit i kanë humbur gjatë rrugës.

Valbona është një nga vendet në veri të Shqipërisë që preferohet shumë nga turistët, kryesisht të huaj. Natyra e bukur dhe ushqimi i shijshëm i tërheq ata.