TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ka bisedime të planifikuara me Iranin për t’i dhënë fund luftimeve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump theksoi se bllokada detare amerikane ndaj Iranit do të mbetet në fuqi edhe në vijim. Ai deklaroi gjithashtu se Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe funksionale për qarkullimin e anijeve, ndërsa pretendoi se Shtetet e Bashkuara kanë hequr ose kanë shpërthyer të gjitha minat detare të vendosura në këtë zonë.
“Nuk ka diskutime apo biseda të vazhdueshme ose të parashikuara me Republikën Islamike të Iranit. Bllokada detare mbetet plotësisht në fuqi. Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe funksionale”, shkroi Trump në Truth Social.
Sipas presidentit amerikan, “të gjitha minat detare janë hequr ose shpërthyer”.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit. Reuters raportoi se deklarata e presidentit amerikan bie ndesh me qëndrimin e një zyrtari të lartë iranian, i cili tha se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa Shtetet e Bashkuara të përmbushin kushtet e një marrëveshjeje të përkohshme.