TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka shprehur shqetësim të fortë për rezultatin e AfD në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt, duke paralajmëruar mundësinë e krijimit të një “qeverie ekstremiste të djathtë” në këtë land. Sipas gazetës gjermane Bild, gjatë mbledhjes së kryesisë federale të CDU, Merz mësohet të ketë thënë se Gjermania po përballet me një ndryshim të thellë në sistemin politik.
“Kemi një Kushtetutë të fortë dhe të gjitha instrumentet për ta mbrojtur atë kundër një qeverie rajonale ekstremiste të djathtë, por po përjetojmë një tërmet tektonik të sistemit tonë partiak”, tha Merz. Kancelari gjerman pranoi gjithashtu se rezultati përbën një goditje të fortë për partinë e tij. “Kjo e trondit partinë tonë nga themelet. Nuk mund t’i rikthehemi axhendës së zakonshme, as unë dhe as qeveria federale”, mësohet të ketë deklaruar ai.
Merz pranoi edhe përgjegjësinë e CDU për rezultatin elektoral. “Nuk kemi arritur të gjejmë një lidhje emocionale me njerëzit dhe nuk mund ta injorojmë këtë”, tha ai. Sa i përket mundësisë që tronditja politike të prekë edhe Berlinin dhe të çojë në dorëheqjen e tij, Merz u shfaq i vendosur të vazhdojë detyrën. “Kam shumë mendime, por jo për zgjedhjet e vitit 2029. Dorëheqja nuk është një opsion për mua. Duhet të përmirësohemi të gjithë së bashku”, deklaroi kancelari gjerman.