TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 41-vjeçar, drejtues i një motoçiklete ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur kur një mjet tip Trajler i drejtuar nga një 35 vjeçar boshnjak, ka përplasur mjetin e vogël.
Njoftimi:
Më datë 24.06.2020, ora 21:40, në aksin rrugor Hani i Hotit – Shkodër, fshati Vukpalaj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë mjetet Trajler, me drejtues shtetasin boshnjak M. K. 35 vjeç, banues në Laktash, shteti Bosnje Hercegovinë, është përplasur me mjetin motoçikletë, me drejtues shtetasin Gj. L. 41 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit