TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Taksisti ujor që përplasi mjetin e tij me një varkë të vogël në lagunën e Venecias, duke shkaktuar vdekjen e një çifti të ri, është nën hetim për ngjarjen tragjike.
Testet e para toksikologjike kanë evidentuar gjurmë alkooli dhe substancash narkotike në gjakun dhe urinën e drejtuesit të taksisë. Megjithatë, bëhet fjalë për gjurmë në sasi të vogla dhe autoritetet kanë urdhëruar analiza të mëtejshme për të konfirmuar rezultatet.
Çifti, Gabriella Querino Elorriaga, 26 vjeçe, dhe Sean Michieli, 25 vjeç, humbën jetën pas përplasjes së ndodhur më 12 shtator në kanalin e Tessera-s, pranë aeroportit të Venecias.
Prokuroria e Venecias po heton ngjarjen për veprat penale të vrasjes në lundrim dhe mbytjes së pakujdesshme. Më 24 shtator pritet t’u jepet ekspertëve detyra për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.
Ndërkohë, autoritetet kanë kërkuar edhe një letërporosi ndërkombëtare për të marrë dëshminë e çiftit amerikan që ndodhej pasagjer në taksi dhe po udhëtonte drejt aeroportit.