TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbolli anglez, por dhe ai botëror, pësoi një tragjedi të madhe disa javë më parë, ku presidenti i skuadrës së Leister Siti u nda nga jeta për shkak të rrëzimit të helikopterit të tij personal.
Vichai Srivaddhanaprabha u raportua i vdekur vetëm pak orë pas përplasjes tragjike të helikopterit jashtë “King Power Stadium”, së bashku me 4 persona të tjerë.
Por arsyet se pse ky helikopter u rrëzua, nuk ishin zbuluar ende, deri më sot… Policia britanike po investigon shkaqet e aksidentit prej javësh dhe pasi kanë marrë një helikopter të njëjtë me atë që u rrëzua, kanë zbuluar shkakun kryesor të rrëzimit.
Sipas raportimeve të fundit, mungesa e një vide në helikën e pasme, ka bërë që piloti të mos jetë në gjendje të kontrollojë helikopterin, çka ka çuar në përplasjen e tij.
Mësohet gjithashtu se gjatë kontrollit paraprak, gjithçka ka qenë në rregull, por gjatë ngjitjes, vida ka rënë, dhe më pas gjithçka shkoi keq.
Piloti i helikopterit po konsiderohet si hero nga britanikët, pasi ka shpëtuar me mijëra jetë që ishin në vendin ku llogaritej rrëzimi i helikopterit, duke devijuar në parkingun e stadiumit, aty ku ka shumë më pak persona.