AKTUALITET, 18 Korrik 2021, 16:05

Tifozi i Italisë bën tatuazh faullin "epik" të Chiellinit ndaj Saka (foto)

Tifozi i Italisë bën tatuazh faullin "epik" të


Një tifoz i Italisë, ka bërë një tatuazh mjaft të çuditshëm.

Bëhet fjalë për faullin e futbollistit italian, Giorgio Chiellini, ndaj Bukayo Saka të Anglisë, në ndeshjen finale të Euro 2020.

Pak minuta para përfundimit të ndeshjes, Chiellini e tërhoqi me të gjithë fuqinë nga fanella, duke refuzuar ta lëshonte futbollistin e Anglisë, çka shkaktoi shumë komente, deri në prodhimin e memeve të famshme. Shumë prej tifozëve anglezë ishin të indinjuar nga fakti që Chiellini nuk u ndëshkua me kartonin e kuq, por arbitri u mjaftua me një karton të verdhë.

Me sa duket, një tifoz është inspiruar aq shumë nga ngjarja, sa ka bërë tatuazhin "epik" në krahun e tij. Në tatuazh shfaqet faulli dhe kupa e kompeticionit. (foto më poshtë)

[gallery ids="546572,546575,546574,546576,546577,546571"]