AKTUALITET, 22 Korrik 2021, 09:52

Tentoi të kalonte në Kakavijë me 20 mijë euro të padeklaruara, nën hetim 58-vjeçarja, sekuestrohen paratë

Tentoi të kalonte në Kakavijë me 20 mijë euro të

Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar një shumë prej 20 080 euro të padeklaruara, si dhe ka proceduar penalisht poseduesen e shumës monetare.

Policia njofton se ka nisur procedimin ndaj shtetases L. Floku, e cila jetonte në Greqi, pasi ka tentuar të kalojë shumën e eurove pa deklaruar në kufi.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar, një automjet tip “Jeep”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet, gjetën në çantën e shtetases L. F., 58 vjeçe (pasagjere në mjet), 20080 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja L. F. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.