AKTUALITET, 22 Korrik 2021, 08:30

Aksident tragjik në Kamëz, humb jetën 30-vjeçari, motori përplaset me makinën në rrethrrotullim

Aksident tragjik në Kamëz, humb jetën 30-vjeçari, motori

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak pas mesnate në Kamëz.

Policia raporton se në këtë aksident tragjik ka ndërruar jetë një 30-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur tek rreth rrotullimi “Donald Trump” ku një motor është përplasur me një makinë tip “benz”. Viktimë ka mbetur drejtuesi i motorit, shtetasi F.H. 30 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Me datë 22.07.2021, në bulevardin “Blu” mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25 vjeç, është përplasur me mjetin motorr me drejtues shtetasin F. H., rreth 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi F. H.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.