TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy të rinj u arrestuan nga policia e Kavajës, pas tentativës për të vjedhur një banesë në fshatin Gosë. Sipas bluve, dy të arrestuarit janë me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Zbardhen dhe dokumentohen edhe 5 raste të tjera të vjedhje të banesave dhe dyqaneve.
M.N., 29 vjeç dhe G.R., 35 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore dhe operative ka rezultuar se shtetasit e mësiperm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, jane autorë të disa ngjarjeje konkretisht:
•Me datë 12.10.2020, në lagjen nr.2, Rrogozhinë, kanë tentuar të vjedhin, banesën dhe motorrin e shtetasit Z.K.
• Me datë 09.09.2020, në një subjekt me administratore shtetasen D.M, kanë vjedhur bateritë të dy mjeteve eskavator të firmës.
•Me datë 08.08.2020, në fshatin Vilëbashtovë, kanë vjedhur motorin e shtetasit G.S.
• Me datë 21.08.2020, në lagjen nr 2, Rrogozhinë, kanë vjedhur banesa e shtetasit U.K, ku kanë marrë një shumë të konsiderushme parash.
•Me date 11.06.2020, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit D.A., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa produkte.
Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas”.