LIFESTYLE, 24 July 2026, 22:00

Telashe të tjera për P Diddy, reperi përfundon në izolim pas sherrit në burg

p diddy

Reperi amerikan Sean “P Diddy” Combs është vendosur në izolim në burgun FCI Fort Dix në New Jersey, pas një konflikti me një të burgosur tjetër, raportojnë mediat e huaja.

Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur në institucionin ku Diddy po vuan dënimin, një burg i vendosur në një bazë ushtarake jashtë Filadelfias.

Sipas TMZ, konflikti nisi pasi një i burgosur tjetër e sulmoi reperin, por ndërhyrja e stafit të burgut bëri që situata të mos përshkallëzohej më tej.

Diddy po vuan aktualisht dënimin për dy raste të lidhura me prostitucionin. Sipas vendimit të gjykatës, ai pritet të lirohet në shkurt të vitit 2028, ndërsa ende nuk dihet nëse incidenti në burg mund të ndikojë në afatin e lirimit të tij.

Reperi u dënua me 50 muaj burg në tetor të vitit të kaluar. Në këtë periudhë i është llogaritur edhe koha e kaluar në një burg të Nju Jorkut, ku qëndroi gjatë përgatitjeve për procesin gjyqësor.

P Diddy u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin seksual dhe shantazhin.