BOTA, 25 August 2026, 12:10

'Synojnë të na godasin'/ SHBA: 10 milionë dollarë shpërblim për ‘kokat’ e udhëheqësve ushtarakë të Pasdaran

SHBA-të vendosën shpërblim 10 milionë USD për liderët ushtarakë të Pasdaran. Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes programit “Rewards for Justice”, ka kërkuar informacion mbi Ahmed Vahidi, Ali Abdullahi, Saeed Aghajani, Hamidreza Lasgarian dhe Majid Khademi.

Sipas qeverisë amerikane, pesë individët dyshohet se planifikojnë, organizojnë dhe kryejnë akte terroriste në vende të ndryshme të botës.

Ahmed Vahidi është komandant i Gardës Revolucionare, ndërsa Ali Abdullahi drejton Shtabin Qendror Khatemolanbia. Saeed Aghajani është komandant i njësive të mjeteve ajrore pa pilot të Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare.

Në listë përfshihen gjithashtu Hamidreza Lasgarian, drejtues i Drejtorisë së Hapësirës Kibernetike dhe Luftës Elektronike, dhe Majid Khademi, komandant i Shërbimit të Inteligjencës.

Departamenti Amerikan i Shtetit u bën thirrje personave që disponojnë informacion për këta individë që ta ndajnë atë me autoritetet amerikane.

 “Ata synojnë personelin amerikan me sulme dhe infrastrukturën kritike me sulme kibernetike. Na ndihmoni të veprojmë këtyre kërcënimeve”, thuhet në njoftimin e DASH ku publikohen edhe fotot e liderëve kryesorë të Gardës revolucionare.