AKTUALITET, 14 Janar 2020, 23:00

Suedia kërkon dëmshpërblim për qytetarë e saj, të vrarë në avionin ukrainas të rrëzuar në Iran

Suedia kërkon dëmshpërblim për qytetarë e saj, të

Pasi Teherani pranoi sulmin me raketa mbi avionin ukrainas, Suedia i kërkon dëmshpërblim për qytetarët e saj që humbën jetën.

Në një deklaratë të bërë në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, bëri të ditur se ambasadori i Iranit në Stokholm, Sayed Rasool Mohajer, u thirr në ministri për të biseduar në lidhje me avionin ukrainas të rrëzuar në Iran.

Aeroplani i pasagjerëve “Boeing 737-800” i kompanisë “Ukrainian Airlines” u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti Imam Homeini më 8 janar.

Në këtë ngjarje kanë humbur jetën 176 persona, përfshirë edhe shtetasit iranianë, ukrainas, kanadezë, afganë, gjermanë, suedezë dhe anglezë dhe ekuipazhi i avionit.