TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Myrto Uzuni e nisi merkaton e verës si një nga lojtarët më të kërkuar në Spanjë. Rënia e Granadës në kategorinë e dytë, ka bërë që sulmuesi shqiptar të ndiqet me shumë interes nga klubet e tjera spanjolle e jo vetëm, të cilat duan të përfitojnë nga situata,.
E përditshmja spanjolle “AS” i ka kushtuar një shkrim të gjatë situatës së sulmuesit shqiptar sa i përket të ardhmes së tij dhe zërave të merkatos. Sipas saj, Sevilja dhe Rajo Vajekano vazhdojnë të jenë të interesuara për futbollistin, por nuk ka ende një ofertë zyrtare në adresë të tij.
Shkak është bërë qëndrimi i Granadës, që ka një kontratë me lojtarin dhe në të ka një klauzolë që parashikon pagesën e 12,5 milionë eurove për ta prishur marrëveshjen në periudhën kur klubi nuk është më pjesë e La Liga.
Të dy klubet për momentin nuk janë gati të paguajnë një shifër të tillë dhe vetë Granada nuk është se shtyn për largimin e Uzunit, pasi e sheh si një futbollist që do ta ndihmojë për t’u kthyer shpejt në elitë. Edhe vetë sulmuesi raportohet se është i lumtur te Granada dhe nuk po kërkon të largohet, teksa klubi i ka bërë të qartë që çdo gjë do të jetë në dorën e tij për të vendosur për të ardhmen, duke iu përmbajtur gjithsesi marrëveshjes mes palëve për shumën që duhet të sjellë në klub në rast largimi.