TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani nuk fiton në shtëpi prej dy ndeshjesh (Inter dhe Sasuolo), ndaj sot në 15:00 do të kërkohet një ndryshim trendi pas suksesit ndaj Xhenoas. Stefano Pioli mendon se skuadra është gati dhe se nuk do të ndikohet nga ndeshja e Champions-it me Liverpulin, te paktën kjo është ajo që konfirmoi në konferencën e djeshme për shtyp.
Çfarë të këqijash dhe dobish ka të luajturit kaq shpesh?
Te Milani jemi mësuar dhe kemi ritmet tona. Koha është gjithmonë e më e pakët, por i kemi studiuar rivalët dhe jemi munduar të rifitojmë energjitë e nevojshme për këtë takim.
Përballja me Salernitanën është e rëndësishme për vazhdimësinë. Kemi një mundësi tjetër që të tregojmë se jemi një ekip i fortë. Kundërshtari është i vështirë, shumë i bezdisshëm në fazën pa top, pasi bëjnë presion me agresivitet dhe bindje. Do të jetë një ndeshje që duam ta luajmë mirë.
Kjaer rrezikon shumë. Keni folur me drejtuesit për merkaton?
Është e dukshme që nevojitet një prurje, por do ta kemi vetëm nëse është për të përmirësuar ekipin e jo thjesht sa për numër.
Sipas jush cila është arsyeja e kaq shumë lëndimeve?
Është e vështirë të organizosh një kalendar ndryshe, por është e dukshme që luhet shumë. Kthehesh natën nga një ndeshje jashtë fushe dhe pastaj luan pas dy ditësh. Flitet shumë për rrotacion, për mua lojtarët janë të gjithë titullarë, por është normale që dikush të ketë nevojë të marrë frymë. Është e vështirë të gjesh një zgjidhje, por që luhet shumë, dihet. Çdo ekip ka disa të dëmtuar.
A është dhjetori muaji më delikat që kur jeni te Milani?
Kam kaluar muajt më të vështirë, veçanërisht në fillim. Nëse je trajner i Milanit, të gjithë muajt janë të vështirë, por është e drejtë sepse ne e ngritëm nivelin dhe kjo ishte ajo që donim. Sidoqoftë, ndeshje të lehta nuk ka. E kush do ta kishte menduar se mund të humbnim ndaj Fiorentinës dhe Sasuolos, me gjithë respektin për ta.
A ka rrezik që ekipi të mendojë për Liverpulin?
Absolutisht jo. Ne do të mendojmë për Liverpulin nga e shtuna në mbrëmje. Kanë mbetur edhe 20 ditë deri në pushimin e Krishtlindjeve, kemi katër ndeshje të rëndësishme. Do të jetë e vështirë, Juventusi e ka kaluar me vështirësi Salernitanën. Askush nga ne nuk po mendon për Champions-in. Fakti që nuk vijmë nga 13 ndeshje pa fitore na bën të reflektojmë e të mos nënvlerësojmë rivalët dhe situatat.