SPORT, 28 Nëntor 2021, 16:01

Kukësi nuk gabon ndaj Egnatias, Basa-Milunovic e afrojnë më shumë me kreun

Kukësi nuk gabon ndaj Egnatias, Basa-Milunovic e afrojnë më


Kukësi triumfon me rezultatin 2-0 ndaj Egnatias dhe rihap plotësisht garën për titullin, pasi tani e sheh veten vetëm një pikë larg Tiranës kryesuese.

Ashtu si ndaj bardhebluve një javë më parë, edhe këtë herë verilindorët ia dolën të shënojnë dy gola dhe autorët e tyre ishin sërish Basa (53') dhe Milunovic (84')

Trajneri Longo i besoi të njëjtin formacion që aktivizoi edhe ndaj Tiranës një javë më parë dhe pas një pjese të parë pa gola, Kukësi ia doli të shënojë dy herë në 45-minutëshin e dytë dhe të marrë tri pikët.

Nga ana tjetër, Egnatia mbetet në kuotën e 11 pikëve dhe zbret në vendin e 8-të, pozicion që të çon në "Play-Off" për mbijetesën.